Në shtëpinë e Big Brother VIP do të ketë tre hyrje të reja gjatë spektaklit të sotëm. E një prej tyre është pikërisht Tan Brahimi. Ai është i njohur gjerësisht si aktor humori, teksa për shumë vite ka qenë pjesë e trupës së aktorëve të programit humoristik ‘Al Pazar’.

Me të hyrë në shtëpi, Tani u prit mjaft mirë nga miku i tij Luizi, i cili paralajmëroi të gjithë banorët e tjerë se për ta do të vijnë ditë të zeza në shtëpi.

‘Dembelizmin e kam të theksuar’ – tha aktori me shaka, ndërsa theksoi se Big Brother është mundësia më e madhe që i është dhënë deri më sot.

Kujtojmë që gjatë spektaklit të sotëm, në shtëpinë e Big Brother hyri edhe Kejsi Mejdini, e njohur jo vetëm si influencer, por edhe si vajza e Sabianit, këngëtarit të njohur.