Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka publikuar disa video nga performanca gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej”. Ronela reflekton mbi sfidat me të cilat është përballur për t’u bërë pjesë e showbizz-it ndërsa shton se dhe madje ka menduar të tërhiqet nga muzika.

“Ishte një çmenduri në vendin tim TIRANA! Qyteti im i bukur. Artist lind, kënga është pasion, këngëtare zgjedh të bëhesh! Më kujtohet para 15 viteve e në vazhdim statuset e pafajshme rëndom nëpër Facebook ku të gjithë e përdornim si prift atëherë…

Shumica e të miave ishin: Do e lë muzikën/ Nuk këndoj më/ Ndodhi X gjë dhe nuk këndoj më/ Unë nuk bëj më këngë! Ka qenë e vetmja gjë që s’e kam mbajtur fjalën në jetë!

Po…showbizzi është i mbushur me intriga, thyerja të mëdha zemre, ëndrrash, shpresash, lot pafund, buzëqeshje të shtirura, sekrete… Ama kur imazhi yt çon njerëzit në këmbë dhe pavarësisht të gjithave emrin tënd e thërrasin me mijëra njerëz, e vetmja gjë që them është: SAPO KAM FILLUAR. Ju dua me shpirt”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)