Ditën e shtunë, më 18 qershor, në Reggia di Venaria, do të zhvillohet edicioni i 12-të i “The Night of Kick and Punch” (Nata e shkelmave dhe grushtave). Një mbrëmje “gala” që i dedikohet sportit që këtë vit do të ketë si protagonist edhe disiplinën e kickboxing (disiplina K-1).

Në ring në këtë event do të ngjitet edhe “showgirl” i njohur i ekranit të televizionit italian Elisabetta Canalis, që do të duelojë ndaj Rachele Muratori. Një sfidë me 3 raunde, nga 90 sekonda secili, me rregullat e “low-kick”.

Ish-velina e mediave italiane praktikon këtë sport prej vitesh dhe sa herë që ndodhet në Itali (jeton mes Milanos dhe Los Anxhelos) stërvitet me Angelo Valente, trajner i njohur i kësaj disiplinë dhe ish-kampion bote. Canalis ka qenë për 3 sezone “kumbara” e këtij eventi, ku tashmë ka vendosur të marrë pjesë si sportiste.

Kickboxing për mua do të thotë ekuilibër, stabilitet dhe shumë djersitje. Stërvitem rregullisht prej kohësh dhe e dua këtë disiplinë, pasi kërkon sforco fizike, shumë përqendrim. Punë me trupin dhe mendjen, që mund të jetë një aleate në jetë dhe rivale në ring. Ky sport më dha mundësi të përmirësoj stabilitetin e brendshëm. Mezi pres të dueloj më 18 qershor”, tha Canalis.