Bukuroshja Anabel Payano, e cila përfaqësonte Republikën Domenikane, është kurorëzuar si “Miss Globe 2022” gjatë natës së kurorëzimit të konkursit të mbajtur në Shqipëri. 19 vjeçarja mundi mbi 51 vajza të tjera për t’u bërë e para nga Republika Domenikane që fiton në konkursin “Miss Globe” nën organizatorin aktual Deliart Association.

Anamaria Babau, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u shpall shoqëruesja e parë, ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, shoqëruesja e dytë.

Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese e tretë dhe e katërt.

“Ju jeni mbretëreshat”, shkroi faqja zyrtare e “Miss Globe” në rrjetin social Instagram, bashkëngjitur fotos ku janë të gjitha bukuroshet fituese.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Miss Globe (@themissglobe)