Ngjarja e rëndë në Kosovë, ku 5 të rinj kanë dhunuar për disa orë një vajzë të mitur të moshës 11 vjeç ka sjellë reagimin e shumë njerëzve të njohur në Shqipëri e Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, secili është solidarizuar me këtë ngjarje që i ka prekur të gjithë. E një ndër to është edhe Aurela Gaçe.

Artistja shqiptare njihet për reagimet e saj në lidhje me tema sensitive që prekin opinionin publik. E kjo ngjarje nuk kishte si të kalonte edhe pa një koment të sajin.

Në një postim në rrjete sociale, Aurela Gaçe ka shpërthyer kundrejt këtyre persovave, të cilët i ka etiketuar si monstra që kanë dhunuar një të mitur.

Ajo kërkon dënim të mjaftueshëm për ata ndërsa thekson se ligjet duhen forcuar, pasi përndryshe do të ketë viktima të tjera.

Më poshtë edhe reagimi i plotë i Aurela Gaçes:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)