Momenti i keq i Kolumbisë është rënduar nga zërat e shumtë në lidhje me një sherr të mundshëm që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes pas humbjes së rëndë të pësuar kundër Ekuadorit (6-1).

Shtypi ka folur për një përleshje fizike mes James Rodriguez dhe bashkëkombësit Jefferson Lerma. Zëra kët që, pasi kanë bërë xhiron e botës, janë përgënjeshtruar me forcë nga ylli i Everton-it.

“Përgënjeshtroj çdo aludim në lidhje me një sherr mes lojtarëve me mua si protagonist”, ka thënë James Rodriguez.

“Në dhomat e zhveshjes, ashtu si në jetën private, kam një marrëdhënie shumë të mirë me shokët e kombëtares. U kërkoj të gjithë personave që të mos besojnë te këto shpifje”.

“Ata që thonë gjëra të tilla duan vetëm të krijojnë kaos duke përdorur emrin tim, për këtë arsye do të ndjek rrugën ligjore për t’u mbrojtur”.