Një kështjellë që fryhet më ajër (ku hidhen e rrëshkasin fëmijët) ka shpërthyer, duke fluturuar në ajër bashkë me fëmijët që ishin brenda duke luajtur, në një lartësi prej 8 metrash. Ngjarja ndodhi në një qendër tregtare në Barnaul të Rusisë.

Nga forca e shpërthimit, kështjella me ajër ka fluturuar lart dhe ka dalë përtej gardhit mbrojtës. Dy vajza të vogla, 3 e 4 vjeçe, janë në spital në gjendje të rëndë. Sipas mediave vendase, në momentin që ndodhi shpërthimi po luanin 5 fëmijë.

Papritur, kështjella me ajër u shkëput nga vendi, duke fluturuar në ajër dhe mori me vete edhe fëmijët që ishin brenda. Disa dëshmitarë thanë së dëgjuan një shpërthim. Në video duken disa persona që mbajnë kështjellën fort, për të mos ikur sërish.

Policia po heton për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që dyshohet se kështjella me ajër nuk respektonte kushtet e sigurisë: Nuk ishte e lidhur me litar, qëndronte në asfalt dhe nuk kishte bazament.