Disa orë më parë, opinionistja e këtij viti në programin ‘Big Brother VIP Albania’, Zhaklin Lekatari bëri një deklaratë shumë të fortë. Në një mesazh zanor të ndarë së fundmi, ajo është shprehur se burri i një prej personazheve të këtij edicioni në Big Brother, Olta Gixharit është përpjekur që ta shantazhojë.

Zhaklin deklaron se ajo ia ka bërë me dije produksionit këtë gjë, ndërsa thekson se ndihet shumë e ofenduar kërkon që ta blejë opinionisten me lekë. Ndër të tjera, opinionistja nënvizon se ia ka thënë edhe Sara Hoxhës se ajo nuk është Olta dhe nuk blihet me lekë.

“Unë ja thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Edhe ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, shprehet Zhaklin Lekatari.

Kujtojmë që më parë kanë qarkulluar edhe lajme të tjera në rrjete sociale, se burri i Oltës ka kërkuar daljen e aktores nga shtëpia, si edhe të Xhonatan Islamit, për të cilin dyshohet se ka qenë ish-i dashuri i aktores.