Një gropë e madhe është hapur në parkingun e një spitali në periferi të Napolit, në brendësi të së cilës kanë përfunduar disa makina që ishin parkuar aty. Për momentin nuk konfirmohet asnjë viktimë apo të lënduar.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një shpërthim, që ka sjellë edhe krijimin e një grope shumë të madh. Forcat e rendit dhe ato të zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimi.

Shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e një problemi në tubat e oksigjenit që ishin nën parking. Shpërthimi ka sjellë edhe ndërprerjen e energjisë elektrike, duke krijuar panik në zonën ku janë të shtruar personat e infektuar me koronavirus.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orë 06:45 të mëngjesit. Sipas policisë është hapur një krater gati 2 mijë metra katrorë dhe rreth 20 metra i thellë.