Një shpërthim vullkanik ka ndriçuar qiellin e Reykjavik, kryeqytetit të Islandës, duke detyruar autoritetet të ndërpresin të gjitha fluturimet.

Vullkanik që gjithnjë është në aktivitet, ndodhet rreth 40km nga kryeqyteti islandez, në jug të malit Fagradalsfjall, në gadishullin e Reykjanes.

Javët e fundit ishin regjistruar mijëra shpërthime dhe tronditje tërmeti, më së shumti të shkallëve të vogla, që me shumë gjasa kishin loidhje me lëvizjen e llavës nëntokë.

Ndaj, të gjithë prisnin që vullkani do të shpërthente së shpejti dhe kjo gjë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, dhe shpërthimi vullkanik ka ndriçuar qiellin.