Rudina Dembacaj është sërish në qendër të vëmendjes. Aktorja e njohur e ekranit shqiptar, ka pasur një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

Një prej ndjekësve, i shkroi Rudinës: “Si e ke menaxhuar gjithë këtë fasadën fallco që na rrethon në vend pa e humbur origjinalitetin?”

Në përgjigjen e saj, Rudina Dembacaj sqaroi: “Shpesh ja kam “futur” vetes duke folur shumë troç, por më mirë më ka dalë.

 

Ndjej keqardhje për supergra që janë të investuara në imazh por nuk rrinë dot me burrin që dashurojnë, për shkak se kanë bërë kompromise.

 

Shoh personazhe që përfaqësojnë diçka, kanë gjithçka, luks, udhëtime pa numër etj etj… por s’kanë më të rëndëshishmet:

1. Lirinë (nuk thonë dot mendimin e vërtetë)

2. Pavarësinë (duhet të rrinë aty për kompromise)

Unë dua të plakem duke luftuar për lumturinë”, shkroi Rudina Dembacaj në rrjetin e saj social Instagram.