Beteja e qeverisë amerikane për të vaksinuar popullsinë ka pësuar një ngadalësim kohët e fundit, pasi jo të gjithë qytetarët duan ta kryejnë atë. Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë po përdor çdo mjet për të arritur objektivin e saj, të vaksinojë 70% të amerikanëve deri më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë.

Ideja më e re e presidentit Joe Biden është ajo e “birrës falas për të gjithë personat madhorë që pranojnë të vaksinohen”. Ky është sllogani që po përdoret orët e fundit në Amerikë nga kompania e prodhimit të pijeve alkoolike “Anheuser Busch”, që prodhon edhe marka të ndryshme birrash.

Joe Biden tha se kjo fushatë do të zgjasë një muaj, deri më 4 korrik. Amerika kërkon të vaksinojë sa më shumë persona, pasi synon një sezon veror të qetë pas uljes së masave dhe kërkon të evitojë rikthimin e pandemisë. Biden kërkon të përforëcojë bashkëpunimin qeveri-privat për ta realizuar këtë objektiv.