Nëse e urreni dashurinë dhe ndjeni neveri ndaj atyre që pretendojnë se kanë gjetur dashurinë e jetës, ja shpikja që mund të jetë e duhura për ju.

Për çfarë bëhet fjalë? Një llambë të veçantë, e cila ndizet sa herë që një çift ndahetlargohet. Ky produkt i çuditshëm është konceptuar nga youtuberja japoneze Marina Fujiwara.

Qëllimi i shpikëses, s’ka nevojë të thuhet, ishte pikërisht t’u jepte ngushëllim beqarëve ziliqarë, duke treguar shpeshtësinë me të cilën shpërthejnë çiftet.

Ajo gjithashtu bën pjesë në këtë kategori. Në fakt, e reja tha se nuk e duronte dot pamjen e të dashuruarve, sidomos në takimet e tyre të para, plot puthje dhe ëmbëlsi.

Arsyeja? Ndjenja e tmerrshme e vetmisë nga e cila është mbërthyer në këto raste. A po pyesni veten se si funksionon kjo pajisje e çuditshme?

Është një llambë inteligjente, e cila ju lajmëron për ndarjet e reja të komunikuara në rrjetet sociale. Nuk mund të mohohet: procedura është vërtet e shkëlqyer.

Llamba lidhet me internetin nëpërmjet një bridge, ndërsa ndezja dhe ndriçimi i pajisjes varen nga një aplikacion specifik.

Detaji më i rëndësishëm, megjithatë, ka të bëjë me mekanizmin teknik me të cilin fundi i një dashurie përcakton ndriçimin e pajisjes.

Marina Fujiwara tha se kishte idenë e llambës pasi vëzhgoi një fenomen kurioz. Shumë çifte priren t’i kenë të përbashkëta profilet në rrjetet sociale dhe më pas të ndryshojnë përshkrimin e profileve të tyre pas përfundimit të marrëdhënies.

Zakonisht, hashtags përdoren për të komunikuar fundin e trishtuar, si #parted ose #parting, ose ndarje. Prandaj, sistemi i zhvilluar nga youtuberja i zgjuar skanon postimet e ndryshme në Twitter dhe, pasi të identifikohen hashtags, bën që llamba të ndizet.

Mezi po prisni ta blini këtë pajisje? Fatkeqësisht, pajisja nuk është në treg. Megjithatë, ka një lajm të mirë. Fujiwara shpjegoi në detaje se si të procedohet në mënyrë të pavarur në realizimin e llambës.