Një video e Nevina Shtyllës ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur bëri lëmsh gjithë rrjetin. Së fundmi, Nevina  ka vendosur të sqarojë qëllimin e publikimit të asaj videoje.

Në një intervistë moderatorja pohoi se e gjitha kjo ishte bërë për të provokuar dhe se nuk kishte diçka të tillë në mes. “Fëmijët do jenë pjesë e të ardhmes time.

Shpresoj është në dorë të Zotit edhe uroj që edhe unë një ditë të bëhem nënë. Kur të jetë e shkruar, nuk kemi bërë ndonjë plan”, u shpreh Nevina.

Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë.

Gjithsesi, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar.