Ola Bruko është e njohur për publikun shqiptar si folëse lajmesh në televizion, teksa prej shumë vitesh e shohim të japë lajmet në ekranin e News 24.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, teksa së fundmi ka bërë një postim që duket tejet shqetësues për të.

Sipas asaj që kuptohet nga shkrimi i Olës, duket sikur dikush, ndoshta në punë e ka prekur shumë folësen me veprimin e bërë.

Më poshtë edhe statusi i plotë i folëses:

“Asnjëherë nuk do jesh ku do nëse përpiqesh të fundosësh tjetrin. Koha ka treguar se kush përpiqet ti bëjë gropën tjetrit, bie vetë aty brenda. Jeto jetën tënde e mos bëj keq. Zoti shikon çdo veprim. Ai vonon por nuk harron” – shkruan Ola Bruko.