Në 24 orët e fundit janë shënuar 865 raste të reja me COVID dhe 13 humbje jete. Është ky bilanci i koronavirusit në Shqipëri, shifra këto të ardhura si rezultat i 2960 testimeve. Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të rasteve ditore dhe viktimave në 24 orë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ashtu si kurse e konfirmoi ditën e sotme edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, është rritur numri i të shtruarve në 4 spitalet COVID. Këtë të hënë ka pasur 24 shtrime të reja.
“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”, thuhet në njoftim.
Sa i përket të shëruarve, ky numër vijon të jetë stabël.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë”, përfundon njoftimi.
COVID-19 – Statistika (1 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 865
Të shëruar në 24 orë 498
Të shtruar në spitale 365
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2960
Testime totale 361,453
Raste pozitive 78,992
Raste të shëruara 47,922
Raste Aktive 29,677
Humbje jete 1393
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 17052
Fier 2405
Durrës 1629
Shkodër 1453
Vlorë 1382
Elbasan 1348
Lezhë 1051
Korçë 936
Berat 921
Gjirokastër 608
Kukës 468
Dibër 424