Pas huazimit te Augsburg në Bundesligë, sulmuesi mërgim Berisha duket se ka rilindur pas periudhës aspak të mirë që kaloi në Turqi me Fenerbahcen.

Mërgim Berisha realizoi golin e fitores ndaj Bayernit të shtunën e kaluar, ndërsa realizoi edhe katër gola të tjerë në miqësoren e fituar të Augsburgut 5:2 ndaj Austria Lustenaut të enjten.

24-vjeçari tani po vlerësohet si kandidat për listën e trajnerit të Gjermanisë, Hansi Flick, për Kupën e Botës që mbahet në Katar.

“Nëse do të ketë befasi në skuadrën e Gjermanisë për në Kupën e Botës, sulmuesi jonë Mërgim Berisha duhet të merret parasysh”, ka shkruar të premten drejtori menaxhues i Augsburgut, Stefan Reuter, për “Einëurf”.

Berisha për herë të fundit ka luajtur me Gjermaninë në vitin 2021, kur e fitoi Kampionatin Evropian për grupmoshën U21 dhe bëri paraqitje shumë dinjitoze.

Në rast se ai grumbullohet nga Gjermania për Kupën e Botës, ateherë shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës se një ditë mund të vishte fanellën e tyre marrin fund.