SHBA u përfshinë nga një protestë e fuqishme për shkak se ata që mbështesin Donald Trump nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Bidenit si president i ri. Pretendimi kryesor nga administrata e Trumpit ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga demokratët.
 
Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë e me forcat e sigurisë nuk munguan. Madje një grua u qëllua me armë zjarri dhe vdiq nga plagët e marra. Sot u raportua për 4 të vdekur dhe 50 të arrestuar.
 
Një nga oraganizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump. Ai është parë në krye të protestës, ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare. Ai kishte të veshur një bluzë të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.