Një zonjë me origjinë shqiptare, por që banon në Itali prej vitesh ka rrëfyer sot një ngjarje tepër të rëndë në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan.

Zonja e quajtur Bardha ka treguar se në zonën ku ajo jeton në Itali jetojnë njerëz që i përkasin kombësive të ndryshme.

Në rrëfimin e saj për Aldon, ajo thotë se prej vitesh përjeton dhunë nga komshinjtë e saj, mes tyre burra e gra.

Bardha tregon edhe një episod shumë të hidhur me një marokene, teksa thotë se edhe pse i ka denoncuar në polici rastet, policia nuk ia pranon.

Biseda e shkëputur nga emisioni “Aldo Morning Show” më Tv Klan:

Bardha: Kam 3 vjet që jetoj në këtë lagje se kam ndryshuar shtëpinë ngaqë kam djalin invalid…

Aldo: Nejse, çfarë problemi ke se nuk po kuptojmë.

Bardha: Violencë. Jam rrahur nga komshinjtë dhe përditë përjetoj violencë,  bullizëm.

Aldo: Po pse mi, pse të rrahin komshinjtë, si është puna?

Bardha: Nuk e di kanë probleme komshinjtë se komshinjtë pinë, kanë jetë të ndryshme, janë njerëz me probleme dhe në të njëjtën kohë jam unë me probleme.

Aldo: Ti rri në shtëpi, e mbyll derën apo jo? Ata vijnë i bien derës?

Bardha: Po. Ata ma kanë shkatërruar derën. Thonë që unë mund të bëj zhurmë, ti nuk mund të bësh zhurmë. Imagjino çfarëë zhurme mund të bëj unë me një djalë 16 vjeç invalid.

Aldo: Këta që të kanë dhunuar janë meshkuj?

Bardha: Meshkuj dhe femra.

Aldo: Po çfarë, vijnë të rrahin e ikin?

Bardha: Po të them një eveniment. Te ballkoni ra mermeri,  ra një copë mermeri, u shkëput, ra në tokë. Unë e mora me qese dhe e lashë në tokë para garazhit. Vjen një grua para garazhit, që është marokene, nuk e di dhe më dhunon për këtë arsye kur lagjja është plot me plehra.

Megi Latifi: A ke denoncuar për këto raste?

Bardha: Kam bërë edhe denoncime, por policia nuk i pranon denoncimet.