Trajneri Stefano Pioli ka një tjetër problem në ekipin e tij. Milani humbi me rezultatin 3-1 kundër Juventusit, por mbetet sërish në vendin e parë pas humbjes së Interit ndaj Sampdorias.

Tekniku milanez në ndeshjen kundër Torinos humb dhe yllin e ekipit Hakan Calhanoglu. Turku ndjeu shqetësime dhe në sfidën kundër kampionëve në fuqi të Serie A. Mungesa e tij është shumë e rëndësishme, pasi bëhet futbollisti i 7 i dëmtuar.

Mesfushori turk ka një problem në kyçin e tij të këmbës. Pioli nuk ka në dispozicion as Ibrahimovic, Bennacer, Saelemaekers, Gabbia, Rebic dhe Krunic. Tekniku shpreson të ketë në dispozicion Ibran kundër Torinos.