Kanadaja së shpejti do të bëhet vendi i parë në botë ku do të jetë e detyrueshme të shtypet një mesazh paralajmërues në çdo cigare në lidhje me rreziqet shëndetësore të pirjes së duhanit.
Një nismë që konfirmon vendin e Amerikës së Veriut si pionier dhe lider në iniciativat për sensibilizimin e dëmeve të duhanit. Në fakt, ishte Kanadaja ajo që nisi e para rreth dy dekada më parë fushatën e fotografive shokuese mbi pakot e cigareve, duke shënuar një trend ndërkombëtar.
Dhe kjo nismë e re vijon në të njëjtën mënyrë, konfirmon Otava. “Ne duhet të shqetësohemi se ato mesazhe mund të kenë humbur efektin e tyre të ri dhe për këtë arsye kemi frikë se në një farë kuptimi ato kanë humbur intensitetin e ndikimit,”
Keshtu shpjegoi ministrja kanadeze e shëndetit mendor dhe varësisë, Carolyn Bennett, e cituar më lart nga The Guardian. Periudha e tranzicionit fillon sot dhe qeveria kanadeze ka parashikuar që ndryshimet përfundimtare mund të miratohen në gjysmën e dytë të 2023.