Ministria e Shëndetësisë së Indisë ka konfirmuar se në këtë vend është zbuluar një variant i ri i koronavirus. Bëhet fjalë për një “mutacion të dyfishtë” të virusit, një variant ndryshe nga ata të zbuluar më herët në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Këto variante të reja të koronavirus janë gjetur në një numër të konsiderueshëm pacientësh, për të vërtetuar se kanë një lidhjje të drejtëpërdrejtë mes tyre apo për të shpjeguar këtë rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve në këtë vend”, tha Ministria Indiane e Shëndetësisë.

Deri më tani, në Indi janë konfirmuar mbi 11.7 milionë raste me Covid-19, nga të cilët 11.2 milionë persona janë shëruar, ndërsa janë regjistruar mbi 170 mijë viktima. India është vendi i tretë në botë për numrin e të infektuarve.