Fotot e bukuroshes Georgina Rodriguez gjatë pushimevë në Ibiza, ku ishte me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo, bënë xhiron e rrjetit ditët e fundit dhe mediat e tepruan me tituj bullizues që komentonin trupin e partneres së Cristiano Ronaldos.

Pas reagimeve kundër  këtyre titujve bullizues ka ardhur edhe reagimi i vetë Georginës. Ajo ka publikuar në Instastory një artikull të shkruar nga “Glamour”, i cili titullohet “Georgina Rodríguez me bikini pas lindjes është gruaja e fundit e padukshme”.

“Imazhet e saj me rroba banje gjatë pushimeve në Ibiza janë bërë një mundësi e re për mediat dhe rrjetet sociale që të gjykojnë pamjen e saj fizike dhe të harrojnë ta shohin: historinë e saj, jetën e saj dhe çfarë tregon fytyra e saj”, thuhet në nisje të artikullit dhe më pas bëhet një krahasim i saj me Princeshë Dianën, sesi asokohe, askush nuk e komentoi trupin e saj.

Ndërsa Georgina, është imazhi që përcakton kohën tonë, kur komentohet me kaq detaje trupi i një vajze vetëm tre muaj pas lindjes së dy foshnjave, njëri nga të cilët ndërroi jetë. Georgina nuk i ka shtuar asnjë pikë e as një presje këtij artikulli te shkruar…