Sekretet e Apple zakonisht nuk janë më të ruajturat në botë. Përpara prezantimeve zyrtare në Twitter është e lehtë të gjesh rrjedhje, pamje paraprake ose detaje të nuhatur nga produkte të tjera.

Një klasik janë dalja e informacionit për dizajnin e pajisjeve të reja të marra nga cover-at e hedhura në treg përpara daljes në treg. Për iPhone 14 Apple ka lëvizur më mirë.

Edhe pse shumica e veçorive të smartfonit të ri ishin parashikuar tashmë, kompania e Cupertino-s arriti të mbante sekret një nga risitë më të rëndësishme deri në fund: Dynamic Island.

Ishulli Dinamik ndryshon sipas njoftimeve që merren, mund të përdoret për t’iu përgjigjur telefonatave, për të menaxhuar më mirë shërbimin Maps dhe gjithashtu për të menaxhuar riprodhimin e këngëve.

Një hap i madh për Apple, veçanërisht në krahasim me rivalët. Kompania e Cupertino-s e mbajti të fshehur inovacionin e saj duke depozituar Dynamic Island në zyrën që merret me regjistrimin e markës tregtare në Xhamajka.

Sipas gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman, Cupertino ka zgjedhur të depozitojë markën Dynamic Island në vendin e Karaibeve për shkak të ligjeve të tij për arkivimin e këtyre markave.

Në fakt, në shumë vende arkivi i markës tregtare mund të konsultohet në internet, një opsion shumë i përshtatshëm për ata që duan të bëjnë kërkime, më pak për ata që kanë diçka për të fshehur.

Në Xhamajka, nga ana tjetër, për të konsultuar arkivin e markave të regjistruara, duhet të vizitoni fizikisht zyrën. Nga informacioni i mbledhur nga Gurman, Apple e ka depozituar markën më 12 korrik.