Si do të jemi në 3000? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, studiuesit e Toll Free Forwarding kanë krijuar “Mindy” që tregon se si mund të duken njerëzit në vitin 3000.

Ata parashikojnë që qëndrimi ynë do të ndryshojë në mënyrë dramatike për shkak të varësisë tonë ndaj teknologjisë. Dhe skenari është krejtësisht shqetësues: ne mund të kemi një qafë më të trashë, një qëndrim të përkulur dhe një tru më të vogël.

Në faqen e tyre të internetit, ekspertët shpjeguan secilin prej ndryshimeve evolucionare me të cilat mund të përballemi. “Dizajni tipik dhe zakonet e përdoruesve të objekteve moderne teknologjike, si telefonat inteligjentë dhe monitorët e kompjuterëve, kanë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si ulemi dhe qëndrojmë.

“Rregullimi i vazhdueshëm i pozicionit për të parë nga poshtë në telefon ose në ekranin e zyrës është treguar se tendos pjesët e trupit që përcaktojnë qëndrimin tonë”.

Një vështrim më i afërt në krahun e Mindy zbulon dy ndryshime të rëndësishme anatomike, të shkaktuara drejtpërdrejt nga përdorimi i telefonit inteligjent: “Një gjendje e krijuar rishtazi, ‘kthetra e tekstit’ ndodh pasi përdorimit të vazhdueshëm të telefonin inteligjent, duke i dredhur gishtat në një pozicion të panatyrshëm për periudha të gjata  kohe”.

Kësaj i shtohet edhe ajo që njihet edhe si ‘bërryli i telefonit inteligjent’. “Shkaktohet nga pozicioni tipik i krahut gjatë mbajtjes dhe përdorimit të telefonit inteligjent, si për përdorim të përgjithshëm ashtu edhe për mbajtjen e tij në vesh gjatë telefonatave”.

Nuk mungojnë as problemet e qafës: “Të rikthehemi në qëndrimin e Mindy-t, efektet e teknologjisë në qafë kanë sjellë edhe një gjendje të re, të quajtur me të drejtë ‘qafë teknologjike'”.

Pastaj është truri. Shkencëtarët pyesnin veten: “Ne të gjithë e dimë se teknologjia mund ta shpërqendrojë trurin tonë nga puna e rëndësishme, por a ka ndonjë dëmtim afatgjatë në trurin e Mindy? Nëse po, si mund të jetë ndryshe në përpjekjen për të kufizuar këtë dëm?”.

Përsëri, hulumtimi fokusohet kryesisht në telefonat inteligjentë pasi ka shqetësime në rritje se rrezatimi i radiofrekuencës që emetohet prej tyre mund të shkaktojë implikime serioze shëndetësore kur ekspozohet ndaj trurit.

“Ndryshimi i radhës në pamjen e Mindy nuk është i dukshëm me sy të lirë. Ne mund të zhvillojmë kafka më të trasha, por nëse besoni një teori shkencore, teknologjia gjithashtu mund të ndryshojë madhësinë e trurit tonë, duke i bërë ata më të vegjël”.

Dhe së fundi, ndryshimi i fundit i Mindy është ndoshta më ekstravaganti: një qepallë e dyfishtë. “Një zonë që nuk e kemi prekur ende është ajo e syve. Kërkimet në ekran që shkaktojnë dhimbje koke, tendosje të syve dhe madje verbim janë vërtetuar mirë, kështu që si duket trupi i Mindy për të luftuar këtë problem?

Ne folëm me Kasun Ratnayake nga Universiteti i Toledos, i cili sugjeroi një zhvillim radikal evolucionar që mund të kufizojë sasinë e dritës së dëmshme ndaj së cilës ekspozohen sytë tanë.

Ai arriti në përfundimin se njerëzit mund të zhvillojnë një qepallë më të madhe të brendshme për të shmangur ekspozimin ndaj dritës së tepërt.

“Përndryshe, lentet e syrit mund të zhvillohen në mënyrë evolucionare në mënyrë të tillë që të bllokojnë dritën blu hyrëse, por jo dritat e tjera me gjatësi vale të lartë si jeshile, e verdhë ose e kuqe”.