Në kushtet e punës përballë pajisjeve elektronike e mësimit online lind nevoja të kujdesemi për një qëndrim të duhur për të shmangur probleme në anatominë e trupit dhe shëndet.

  • Rekomandohet që qëndrimi të jetë neutral duke mbajtur qafën drejt, shpatullat e qetësuara, bërrylat në drejtim 900, kyçet e duarve drejt dhe këmbët të mbështetura në tokë.
  • Për të shmangur tendosjen e syve rekomandohet të ndiqet rregulli 20-20-20 (pas çdo 20 minutave pune/shikimi në ekranin e pajisjeve elektronike kaloni 20 sekonda duke parë një objekt i cili është 20 hapa larg jush)
  • Koha e të qëndruarit ulur duhet të alternohet me të qëndruarin në këmbë.
  • Është e nevojshme të merren pushime të shkurtra duke kryer ushtrime fizike në shtëpi apo një ecje të shkurtër përgjatë ditës.