Vera Grabocka është një nga regjisoret më të njohura në Shqipëri. Prej vitesh, ajo ia ka dalë të sjellë me sukses programe të ndryshme televizive, duke pasur shikueshmëri shumë të lartë.

Edhe pse regjisore e famshme, ajo nuk shfaqet kurrë në ekran. E gjithashtu, jeta e saj private është mbajtur gjithmonë larg syve të publikut.

Ajo që dimë për Verën, është se në jetën e saj ka zgjedhur si partner artistin e madh, Timo Flloko, me të cilën ka edhe një vajzë, Linda. Nëse Timon e kemi parë më shpesh në ekran, e bija, Linda, ka zgjedhur të ketë privatësinë e saj dhe të mos shfaqet kurrë.

E megjithatë, Vera së fundmi nuk i ka shpëtuar dot tundimit për të publikuar foto të së bijës në rrjete sociale. Regjisorja i ka bërë repost fotove të postuara më parë nga këngëtarja Arilena Ara, e cila shihet në shoqërinë e vajzës së Timos dhe Verës, Linda Flloko.

Ajo që bie në sy është ngjashmëria e theksuar e Lindës me të ëmën, fiks si dy pika uji.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)