Pas fitores së edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Stresi ka folur së fundmi për jetën e tij.

Artisti i cili nuk shfaqet shpesh nëpër intervista, së fundmi ka qenë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” ku është pyetur se me cilën nga vajzat e njohura të shoëbizit nuk do martohej kurrë dhe ai u përgjigj duke thënë emrin e Zhaklin Lekatari.

Reperi është përfolur goxha për romancën e tij të bujshme me ish-partneren Keisin, me të cilën kurorëzoi dhe dashurinë në martesë.

E teksa është pyetur nëse ka në plan të martohet apo jo, Stresi u shpreh se shokët e tij po mundohen shumë për të por mendon se është çështje fati.

“Unë nuk përputhem kollaj, të them të drejtën edhe shokët e ngushtë po mundohen shumë për mua. Kam tre shokë që i kam shumë të afërt dhe arsyeja pse ata janë me fëmijë sot, jam unë.

Unë i kam njohur me vajzat sepse për shokët e mi jam munduar t’i gjej vajza shumë të mira dhe të tre sot janë prindër dhe unë i shoh. Unë nuk e di, është fat, varet”, u shpreh reperi.