Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Klea Huta është pyetur së fundmi në lidhje me raportin e saj me Bora Zemanin.

E ftuar në “Wake Up”, prezantuesja u ‘ngacmua’ nga moderatori i programit nëse i ka ndodhur të jetë ngatërruar ndonjëherë me Borën.

Klea u shpreh se ka pasur raste ku është ngatërruar me moderatoren, por jo vetëm, ajo shtoi se ka pasur dhe emra të tjerë të njohur shqiptarë, më të cilët e kanë ngatërruar.

“Më kanë ngatërruar edhe me Borën edhe me dikë tjetër që nuk po më kujtohet tani. Me një personazh shqiptar, nuk e mbaj mend.

Unë njihem herët me Borën, që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë”, u shpreh ajo.