Ish-banorja e Big Brother, Keisi Medini ka rrëfyer si kurrë më parë marrëdhënien e saj me nënën e saj dhe të atin, këngëtarin e njohur Sabianin.
Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.
Marrëdhënia ime me mamin? Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale.
E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.