Dj Pm u kthye në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, që kur u bë pjesë e Reality Show më të ndjekur, Big Brother VIP.

Së fundmi, Dj Pm ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë se si i ka raportet Dj Pm me aktorin Donald Veshaj.

Që pas daljes nga shtëpia më e famshme, ata të dy nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrin. DJ Pm ka sqaruar se, për shkak të angazhimeve të shumta këtë sezon, nuk kanë mundur të takohen, përveç në koncerte.

Gjithashtu, Pm shton se i ka raportet shumë të mira dhe se  në sezonin e ardhshëm të emisionit “Më lër të flas”, do të jetë i ftuar.

“Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta.

Por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij”, tha DJ Pm.