Emisionin “Big Brother Vip” bëri një vit që nga starti dhe të shumtë kanë qenë personazhet pjesëmarrës të cilët e kanë kujtuar me nostalgji.

VIP-at shqiptarë që përjetuan një eksperiencë në këtë “reality-show”, e kujtuan duke ndarë momente të tyre të veçanta brenda shtëpisë. Nuk ka munguar edhe Einxhel Shkira, e cila duhet thënë fitoi gjënë më të rëndësishme në këtë program, dashurinë.

Së fundmi në Instastory, moderatorja ka publikuar bisedën e parë me Arbana Osmanin, bisedë e cila e bëri edhe atë pjesë të spektaklit më pas

. Nga fotoja duket Einxhel e cila ka komplimentuar Osmanin në një story të saj, dhe kjo e fundit që i ka kthyer duke i thënë “He moj ti që nuk na erdhe”.

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë,”-shkruan Einxhel krahas imazhit në “Insta Story”.