Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë zyrtarizuar tashmë lidhjen e tyre. Moderatorja publikoi një natë më parë në Instagram foton e parë pas shumë muajsh “ndarje e ribashkime.”

Për shumë fansa të çiftit ky lajm u prit shumë mirë, teksa me qindra komente kanë shkuar në drejtim të tyre.Shumë prej këtyre fansave kërkojnë të dinë më tepër rreth çiftit, ndërsa tentojnë të gjejnë mënyra për të gjetur informacione.

E kjo vihet re edhe në profilin e Semi Jaupaj, shoqja e përbashkët e çiftit e cila mbrëmë zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Një prej tyre, fans i Donaldit dhe Borës e ka pyetur rreth çiftit dhe Semi i ka dhënë një përgjigje që ndjekësi ndoshta nuk e ka pritur, pasi kërkon të dijë më tepër.

Si janë Donaldi dhe Bora?” – shkruan ndjekësi teksa këngëtarja i përgjigjet “Nga fotot dukeshin shumë mirë. Si ju dukeshin juve në foto?” – ishte përgjigjja e Semit.

Çifti konfirmoi se ishin rikthyer së bashku përmes Semit, e cila ndau disa javë më parë në rrjete sociale një foto ku shkruhej “Shokë përgjithmonë”. Më pas, dyshja filloi të ndiqeshin edhe në rrjete sociale.