Dietologët e njohur, kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin tonë imunitar. Këto 3 ushqime janë luleshtrydhet, qiqrat dhe bajamet.

Luleshtrydhet janë të mira për sistemin imunitar sepse janë një burim i mirë i vitaminës C. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni luleshtrydhe organike, pasi, duke qenë se nuk u hiqet lëkura, mund të jeni më të ekspozuar ndaj pesticideve nëse i blini luleshtrydhet joorganike.

Bajamet janë gjithashtu të mira për sistemin imunitar pasi janë një burim i mirë i vitaminës E. Ndërsa një filxhan me qiqra siguron 25% të dozës së zinkut që ju duhet çdo ditë, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Sistemi ynë imuntar vuan nga një dobësim në stinën e dimit, ndikuar nga temperatura e ulëta dhe virozat e stinës. Duke pasur parasysh këtë faktor, konsumimi i 3 ushqimeve më lart, është thuajse një domosdoshmëri.