Si ndikon kafeja në tru? Kjo është një pyetje që ka kaluar të paktën një herë në mendjen e personave që konsumojnë kafen, sidomos në Shqipëri, ku të gjitha kafenetë janë të tejmbushura gjatë gjithë ditës.

Kafeina ndikon në sistemin nervor qendror (SNQ) në disa mënyra. Efektet kryesisht besohet se rrjedhin nga mënyra se si kafeina ndërvepron me receptorët e adenozinës. Adenozina është një neurotransmetues në trurin tuaj që nxit gjumin.

Neuronet në trurin tuaj kanë receptorë specifikë tek të cilët adenozina mund të ngjitet. Kur lidhet me ata receptorë, ai pengon tendencën e neuroneve për të ndezur. Kjo ngadalëson aktivitetin nervor.

Adenozina normalisht grumbullohet gjatë ditës dhe përfundimisht ju bën të përgjumur kur është koha për të fjetur. Kafeina dhe adenozina kanë një strukturë të ngjashme molekulare.

Pra, kur kafeina është e pranishme në tru, ajo konkurron me adenozinën për t’u lidhur me të njëjtët receptorë. Sidoqoftë, kafeina nuk e ngadalëson ndezjen e neuroneve tuaja siç bën adenozina.

Në vend të kësaj, ajo parandalon adenozinën të ngadalësojë aktivitetin nervor. Kafeina nxit stimulimin e SNQ, duke ju bërë të ndiheni vigjilent…