Këngëtarja e njohur e muzikes shqiptare, Aurela Gaçe, ka reaguar ne rrjetin social Instagram lidhur me dhunimin e 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë.
Me ane te një postimi, Aurelai ka konsideruar monstra, të cilët kanë kryer një vepër montruoze. Sipas këngetares, nëse nuk forcohen ligjet, ata dalin shpejt e thërrmojnë vajza të tjera.
Postimi i Aurelës:
Si nënë e dy vajzave, kjo që lexoj e dëgjoj është…. e tmerrshme është pak të thuash. 5 qênie që frymojnë mbi tokë, arrijnë me gjakftohtësi të dhunojnë një te mitur. Pa fjalë.
A kanë nëna, motra? Shpesh thuhet për ndonje person që kryen vepra montruoze se ishte i sëmurë mendor.
Po më këtë rast çfare i bie te jenë? 5 te sëmurë? 5 çfare? Se nuk ka fjalë që mund ti përshkruajë.
A KA LIGJ ? A ka dënim të mjaftueshëm për monstrat? Mjerë fëmija me çfare është pêrballur.
Çfare duhet të bëjmë? Nëse nuk forcihen ligjet, nëse nuk ndëshkohen, ata dalin shpejt e thërrmojnë shpirtra të tjerë”, shkroi Aurela.