Kjo që do të lexoni më poshtë është historia e Andye, vajza 25 vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që gjeti dashurinë e jetës në Paris.

Studentja kishte në plan të qëndronte vetëm tre ditë në kryeqytetin francez, përpara ceremonisë së diplomimit, teksa më tej do të vizitonte edhe Italinë, Greqinë, Egjiptin dhe Indinë.

Por para se të merrte avionin e të largohej nga Parisi, Andye vendosi që të ndalonte të një mike në Paris, në shtëpinë e të cilës do të shkonte me metro.

Pikërisht, ky është edhe vendi që ndryshoi rrënjësisht jetën e saj. Andye takoi në metro Steven, studentin 26-vjeçar nga Afrika Qendrore me të cilin ra në dashuri me shikim të parë.

Steven ishte student në Paris, teksa pasi Andye u largua nga qyteti i dritave, dy të rinjtë vendosën ta mbanin lidhjen në distancë.

Tashmë ata janë të martuar me njëri-tjetrin, teksa në një rrëfim për CNN Travel, Steven dhe Andye tregojnë se ata janë dashuruar me shikim të parë.