Territori shqiptar do të vijojë të mbetet edhe sot nën kushtet e një moti të qëndrueshëm, me kthjellime e vranësira të pakta.

Gjatë pjesës më të madhe të ditës, thuajse në të gjithë vendin, do të mbizotërojnë orët me diell. Ndërsa gjatë pasdites, pritet të shfaqen edhe vranësirat, kryesisht në zonat malore, por që nuk do të gjenerojnë reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara nga dje, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.