Disa kohë më parë, në mediat shqiptare është përfolur se dy këngëtaret nga Vlora, Aurela Gaçe dhe Poni, janë zënë me njera-tjetrën…

Megjithatë, kohët e fundit, kengetarja Poni ka treguar si qendron e vërteta e sherrit. E ftuar në emisionin “Zemër Luana”, Ajo ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se e do shumë kolegen e saj.

“S’kemi pasur ndonjëherë krisje, nga këngëtarët vlonjatë Aurelën e dua më shumë”, u shpreh mes të tjerash këngëtarja e njohur shqiptare, Poni.

Kujtojmë që vajzat janë ndër këngëtaret më të kërkuara të muzikës popullore. Ato janë vazhdimisht të ftuara në koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.