Shkencëtarët kanë kryer disa studime me qëllim arritjen e një përfundimi, se cila është lidhja mes mënyrës së të shprehurit dhe depresionit.

Në bazë të fjalëve dhe stilit të të shprehurit, shkencëtaret kanë përcaktuar se ekziston një lidhje mes këtij problemi dhe gjuhës. Në këtë proces u ndihmuan nga teknologjia, si analiza kompjuterike e teksteve, e cila përpunon sasi të mëdha të dhënash në vetëm pak minuta.

Dhe cilat fjalë përdorin më shpesh njerëzit në depresion? Ata me simptoma depresive përdornin sasi të tepërta fjalësh emocionale negative.

Përdornin veçanërisht mbiemra dhe ndajfolje negative si “i vetmuar”, “i trishtuar” ose “i pakënaqur”. Personat me simptoma depresive kishin gjithashtu shumë më shumë gjasa të përdornin përemra në vetën e parë njëjës, të tillë si “unë”. Ata kishin më pak të ngjarë të përdornin përemra të vetës së dytë dhe të tretë, si “ata” “ata”, ose “ajo”.

Ky model i përdorimit të përemrit sugjeron që njerëzit me depresion janë më të përqendruar tek vetja dhe më pak të lidhur me të tjerët…