Kujdesi për lëkurën është një kohë e ditës që nuk duhet neglizhuar kurrë, pavarësisht nga mosha jonë. Në fakt, duke i dhënë lëkurës vëmendjen që i nevojitet duke përdorur produktet më të përshtatshme, lejon që ajo të mbahet e shëndetshme.
Por kur bëhet fjalë për lëkurën, madje më shumë se ajo e fytyrës, shtohet një tjetër element që i shkon për zemër shumicës së njerëzve, femrave dhe meshkujve. Estetika.
Të kesh një fytyrë të re dhe të freskët, e cila ndoshta tregon më pak vite se ato të shënuara në kartën e identitetit, është për shumë një synim për të punuar çdo ditë.
Dhe gjatë stinës së verës, lëkura mund të vihet vërtet në provë, me rrezet e diellit (kurrë mos harroni kremin mbrojtës!), kripën, djersën dhe erën.
Në këtë drejtim, ekspertja Tara Farmer ka dashur të ndajë disa këshilla të dobishme me të cilat mund të trajtoni fytyrën dhe qafën tuaj. Rekomandimi i parë është pikërisht të mos neglizhoni qafën, një zonë që mund të plaket me shpejtësi duke zbuluar moshën tonë.
Farmer siguron që vëmendjet e vogla, por të përditshme, janë të mjaftueshme për t’u dukur më e re në vetëm 7 ditë. Hapi i parë thelbësor është pastrimi, në mëngjes dhe në mbrëmje, pavarësisht nga lloji i lëkurës – e thatë, normale, e kombinuar, e yndyrshme apo e ndjeshme -.
Më pas me lëkurë të pastër vazhdojmë me hidratimin e fytyrës dhe qafës duke përdorur kremin e duhur për ne. Për të lehtësuar përthithjen, ju duhet një masazh i këndshëm.
Vazhdohet me lëvizje vendimtare nga poshtë lart, nga baza e qafës në nofull; më pas në fytyrë dhe dekolte për një veprim lifting dhe forcues.
Një manipulim i thjeshtë është “hilja” që sipas Tara Farmerit nuk mund të mungojë në rutinën e përditshme sepse kullimi limfatik i lehtësuar nga lëvizjet me duar optimizon qarkullimin e gjakut, duke përmirësuar pamjen e lëkurës. Si rezultat, kjo do të duket më e re.