Mjekja nutricioniste, Albana Daka, ka dhënë një intervistë në rubrikën “Abc-ja e shëndetit”, ku ndau disa këshilla se si të eliminojmë peshën e tepërt që kemi marrë gjatë kësaj kohe.

Dr. Albana u shpreh: “Gjatë kësaj kohe kemi qenë pranë tavolinave të ushqimit më shumë se zakonisht dhe kjo bën që të kenë, përveç shtesës në kalori dhe ushqime jo të shëndetshme si sallamrat dhe proshutat, sasi të larta alkooli. Të gjitha këto shtesa në sheqerna, yndyrna dhe alkool e toksikojnë organizmin.

Kjo reflektohet me rritjen në peshë, por çon dhe në probleme me stomakun dhe tretjen. Pas pushimeve shumë njerëz, referojnë se kanë probleme me tretjen, fryrje pas ngrënies apo probleme me stomakun. Duhet të trajtohen jo vetëm që të jemi në formë estetikisht dhe të shëndetshëm.

Së pari, e liminojmë gabimet që kemi bërë në verë, heqim dorë nga alkooli i shtuar, disa muaj dhe mund t’i bëhet stop, si dhe shtojmë shumë sasinë e ujit dhe çajrave që janë një element detoksifokues për organizmin. Të gjitha çajrat bimorë kanë veti diuretike.

Fillimi i vjeshtës kërkon një sistem imunitar të fortë dhe duke filluar probiotikët të paktën tre muaj, përveçse do të rregullojë tretjen dhe toksinat të dalin jashtë organizmit por dhe të forcojë sistemin imunitar. Duke pasur probleme me tretjen, kemi ulje të hormonit të komoditetit.