Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, është kthyer të flasë mbi zërat për një shkarkim të mundshëm pas eliminimit nga Kupa e Mbretit nga Conrella, skuadra e kategorisë së tretë:

“Flas gjithmonë me klubin, kur fitojmë dhe humbim, jemi gjithmonë në sintoni. Them gjithmonë se mund të më largojnë nesër”.

“Jam i lumtur tek Atletico Madrid, vijmë nga një vit tranzicioni dhe skuadra është më e fortë dhe më e ekuilibruar në një kampionat si ai spanjoll”.

“Secili është i lirë të mendojë atë që do më pas. Disa janë gjithmonë të ligë”.