Ka kaluar një vit që kur ka nisur pandemia e Covid-19 dhe duket se në këtë hark kohor edhe simptomat e këtij virusi kanë ndryshuar. Sipas “Office for National Statistics” në Britaninë e Madhe, simptomat e dikurshme të kollës, temperaturës apo humbjes së nuhatjes nuk janë më evidente.

Tashmë, simptomat e reja të koronavirus janë më së shumti lodhja, dhimbje muskulare, të vjella, dhimbje koke si dhe probleme me tretjen. Pra, duket se ky virus ka modifikuar efektet e tij në organizimin tonë, duke mos qenë më së shumti i lidhur me problemet që ai shkakton në rrugët e frymëmarrjes.

Ky përfundim ka dalë pas një analize që është bërë në 19 mijë të sëmurë me koronavirus në Angli. Një nga 2 pacientët e ekzaminuar nuk shfaq më simptomat e vjetra të Covid-19. Më së shumti po shfaqen simptomat e të vjellave dhe diarresë, që po prekin edhe më të rinjtë.