Në ndeshjen e tenisit mes tenistes ukrainase Marta Kostyuk (20 vjeçe) dhe asaj bjelloruse Victoria Azarenka (33 vjeçe), e vlefshme për raundin e dytë të US Open, është ndjerë tensioni i luftës në Ukrainë.

Dy tenistet kanë injoruar njëra-tjetrën pas përfundimit të ndeshjes të fituar 2-0 nga Azarenka, duke mos u përshëndetur. Ato nuk i dhanë dorën njëra-tjetrës, por thjesht kanë përplasur për një çast raketat e lojës.

Kjo ishte e pritshme pas polemikave që dy tenistet kanë patur kohët e fundit. Gjithçka ka lidhje me një event bamirësie për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, ku nuk u lejuan tenistet nga Rusia e Bjellorusia.

Azarenka ka dalë kundër luftës, por për për Kostyuk kjo nuk mjafton, ndaj dhe mes tyre ka patur shkëndija edhe në këshillin e lojtareve. Ndaj, kjo situatë e ftohtë pas ndeshjes së sotme në Nju Jork ishte e pritshme.