Një grua në Teksas, Cara Winhold, 30 vjeç, ka sjellë në jetë dy binjakë duke mbetur shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë. Fenomeni, shumë i rrallë, që quhet superfetim (fromimi i një fetusi të dytë), konsiston në ngjizjen e dy binjakvë jo identikë në dy momente të ndryshme.

Rasti i Cara-s ka ndodhur në marsin e 2021-shit, kur pas tre aborteve të natyrshëm gruaja ka zbuluar se priste dy fëmijë, të ngjizur një javë larg njëri-tjetrit.

“Kur kam pyetur mjekun si ishte e mundur, ai më ka thënë se ka shumë mudnësi që dy vezë janë pllenuar në momente të ndryshme, rreth një javë nga njëra-tjetra”, ka shpjeguar gruaja për Neë York Post.

“Kam shpërthyer në lot. Isha e hutuar, por shumë e lumtur. Bashkëshorti im Blake ishte i tronditur”, ka thënë Clara.

I vogli Colson Winhold dhe vëllai i tij Cayden kanë lindur në 4 të mëngjesit më 25 tetot të 2021-shit, vetëm gjashtë minuta nga njëri-tjetri. Megjithatë, qëkur janë ngjizur një javë larg njëri-tjetrit, kanë patur gjithmonë përmasa të ndryshme.