Edhe pse ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, Elvis Pupa ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga ky reality shoë. Duket se komentet e bëra gjatë spektaklit të së shtunës nga opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari nuk kanë lënë aspak shije të mirë tek aktori.

Gjatë një bisede me Oltën dhe Qetsori, Visi ka komentuar edhe njëherë situatën e krijuar me Antoneta Koçin, ndërsa tha se çdo banor duhet të mbrohet vetë dhe jo të viktimizohet e të qajë. Ndërkaq, Visit nuk i ka pëlqyer as analiza e bërë nga Arbri dhe Zhaku, që duan të rregullojnë shoqërinë përmes Big Brother VIP.

Në fund, ai u shpreh se e ka shumë të thjeshtë, të bëjë gati valixhet e të largohet nga shtëpia.

Pjesë nga biseda:

Visi: Nëse do të japësh një mesazh, nuk mundesh të thuash pse ka ngacmime. Se nuk mundet një ushtri të thotë pse ushtria tjetër na sulmon, duhet ta përgatitësh të mbrohet, të dijë si të mbrohet. Nëse dikush nuk i del për zot vetes së vet, atëherë ndërhyjnë instanca të tjera. Jo direkte sa të dëgjosh një fjalë të hidhesh, pse ashtu do bësh? I pari që të të flasë të qash? Të viktimizohesh?

Olta: Nuk pati reagim të keq ajo, u përlot e kaq

Visi: Ajo ishte yll, po si e bënë ato?

Olta: Ishte prime i parë i asaj.

Visi: Si e bënë ato, ato. Shoqëri maskiliste, seksiste. Kujt je duke i dhënë mesazhe? Neve, kavjeve eksperimentale, kush je ti? Ku je këtu? Se duan të rekuperojnë çfarë ka hequr shoqëria 100 vjet, nuk do i rregullojmë ne.

Olta: Nuk ka asgjë të keqe të japësh një mesazh.

Visi: Në kurriz të kujt. Ne e kemi fajin?

Olta: Dhe ne e kemi pa fajin, mblidhet dhe bëhet pak e madhe.

Visi: Secili të mbajë përgjegjësitë e veta.

Olta: Ti e do kështu me emër. Po unë mendoj se nuk ke nevojë të shqetësohesh kaq shumë se në video u duk qartë.

Visi: Nuk ka shanse të thuash ato gjëra në Prime. Kaq e kam thënë unë timen, u them dhe atyre edhe marr valixhen edhe fluturoj, iki në punë timen, vazhdoni ju në jetë të lumtur.