Sot, më 16 maj, do të zhvillohet raundi i parë për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës, por ky raund mund të konsiderohet i dështuar. Palët kanë patur afat deri pasditen e së dielës për të dorëzuar kandidatët e tyre, por në sekretarinë e Kuvendit nuk ka mbërritur asnjë propozim zyrtar.

Kështu, pasditen e sotme, në seancën plenare nuk do të ketë asnjë emër për t’u votuar dhe raundi i parë do të konsiderohet i ezauruar. Ndërkohë që, palët do të mblidhen për të caktuar datën e raundit të dytë. Edhe ky raund, ashtu si i pari, kërkon 84 vota për zgjedhjen e presidentit.

Paltë po presin reagimin e njëra-tjetrës para se të zbulojnë emrat në tavolinë, ndërkohë që negociatat e deritanishme nuk kanë prodhuar asgjë konkrete. Paraditen e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, u  vendos që “Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim”.