Britania e Madhe, ashtu sikurse pritej, ka vendosur të shtyjë për më 19 korrik heqjen e masave anti-Covid. Kjo gjë pritej të ndodhte më 21 qershor, por shtimi i rasteve të reja të infektimit me koronavirus deryroi qeverinë e Londrës të modifikojë planin.

Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Boris Johnson, që tha se masat do të jenë në fuqi deri në mesin e korrikut. Gjatë kësaj periudhe, aid he qeveria do të vijojnë promocionin për aplikimin e vaksinave anti-Covid, për të ulur infektimet.

Javët e fundit, në Britaninë e Madhe është vërejtur një shtim i rasteve të infektimit. Vihet re një shtim i rasteve me varionin Delta, që ka rikthyer panikun. Ndërkohë, vijon vaksinimi i popullsisë për të arritur sa më shpejt imunitetin e tufës.