Rizgjim tronditës për Shakira-n. Disa javë më parë këngëtarja ka gjetur para banesës së saj në Barcelonë disa mesazhe dhe vizatime të papritura. “Të dua grua e bukur”, ka qenë franza në anglisht.

“Po vij tek ty, e dashura ime”, “Jam gati të martohem me ty në këtë moment dhe të të mbështes”, kanë qenë frazat e tjera.

Sipas mediave ndërkombëtare, ky duket se është veprimi i radhës i një njeriu që ka filluar të përndjekë Shakira-n pasi ndarja e saj me Pique është bërë publike.

Ylli i pop-it duket se ka lajmëruar forcat e rendit, por që deri më sot nuk kanë arritur të zbulojnë identitetin e njeriut misterioz që ka lënë ato mesazhe.

Edhe për këtë arsye Shakira duket se është më shumë se kurrë e vendosur për t’u larguar nga Spanja dhe për t’u kthyer në Miami, ku jetonte para se të njihej me mbrojtësin e Barcelona-s.

Një vendim që nuk i pëlqen shumë Gerard Pique, i cili nuk ka dëshirë të qëndrojë shumë larg fëmijëve Milan  dhe Sasha, që janë respektivisht 9 dhe 6 vjeç.